TIRANË- Bashkia e Tiranës po vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike dhe gjobitjen e të gjithë atyre që i zaptojnë. Sot, në zonën e “Zogut të Zi”, Policia Bashkiake dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit kanë vendosur dhjetëra gjoba për subjektet që vijojnë të bllokojnë rrugët.

Ndërsa në rrugën “Dritan Hoxha” është liruar ambienti i zënë për parkim duke ia rikthyer qytetarëve. Njëkohësisht është hequr një kabinë që shërbente për marrjen e pagesave për qytetarët që kërkonin të parkonin.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: