TIRANË- Vijojnë takimet mes përfaqësuesve të transportit urban dhe atyre të bashkisë në lidhje me çmimin e biletave në kryeqytet. Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku theksoi se nuk do të ketë diskutime për rritje çmimi nëse shoqëritë e transportit urban nuk plotësojnë 3 kushte, shtrirje të rrjetit urban në gjithë qytetin, rritje cilësie dhe biletë elektronike.

“Çështja diskutohet pasi të ezaurohen dhe plotësohen 3 pika: shtrirje rrjeti në gjithë qytetin, modernizim të shërbimit, shpeshtësi, cilësi brenda autobusëve, futja e biletave elektronike për shërbim më të lehtësuar. Pastaj fillojmë të diskutojmë për çmimin”,- tha ai.

Mazniku tha më tej se “Nuk është fare në diskutim rritja e çmimit të biletës në 70 lekë”.
Ai siguroi qytetarët e Tiranës se Bashkia do gjejë të gjitha mënyrat dhe mekanizmat për të mos lejuar që kryeqyteti të mos mbetet qoftë edhe një ditë pa transport urban.

“Do gjejmë mekanizmat që qytetit të mos i mungojë në asnjë moment transporti urban. Do gjejmë zgjidhje sistematike”,- shtoi ai.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: