Bashkia e Vlorës njofton se ka dizinfektuar zona dhe rrugë të ndryshme të qytetit dhe zonave rurale, si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në njoftimin e Bashkisë Vlorë thuhet se pas dizinfektimit të rrugëve dhe zonave rurale, tashmë territori do të jetë më i sigurt.

Njoftimi i Bashkisë së Vlorës:

Pjesë të rrugëve “Sadik Zotaj”, “Zaho Koka”, “Janaq Kilica”, pranë gjimnazit “Halim Xhelo”, lagjja “24 Maj”, rrugët “Osman Haxhiu”, “Enver Jaho”, “Mahmude Lagji”, “Munir Selimi”, “Nustret Xhelo”, “Tare Çelo”, “Lef Sallata”, “At Kristo Negovani”,  blloqet e banesave mes rrugëve “Damian Humariti” e “Sokrat Leka”….

Ky është bilanci i punës së sotme për dezifektimin e hapësirave publike, një proces që po vazhdon me ritëm të lartë dhe që po shkon drejt përfundimit.

Tashmë, territori i Bashkisë, në qytet dhe zonat rurale, është më i sigurtë.

Gjithçka që kemi bërë këto ditë dhe standardet më të larta të higjenës, na bëjnë të vetëdijshëm se puna duhet dhe do të vazhdojë me të njëjtin intensitet edhe në vijimësi.

Na mbështesni në këto ditë jo të zakonshme !

#Qëndroninështëpi?

 (d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb