Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të deputetit socialist, Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë nga koronavirusi.

Manastirliu shkruan në postimin e saj se Fino “drejtoi Shqipërinë në një prej momenteve më të vështira të historisë së 30 viteve të fundit”.

POSTIMI I PLOTE
E trishtuar nga lajmi i ndarjes nga jeta të mikut dhe kolegut, Bashkim Fino.
Do të më mungojnë bisedat gjatë pushimeve në seancat e Kuvendit, ku nuk i kursente asnjëherë këshillat e mençura.

Krenare që kam ndarë një copë udhë në politikë me njeriun, i cili drejtoi Shqipërinë në një prej momenteve më të vështira të historisë së 30 viteve të fundit.
U prehsh në paqe, mik?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb