Në vazhdë të luftës së përgjakshme Rusi-Ukrainë vendet perëndimore për të “frenuar” Rusinë kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj saj. Bashkimi Evropian do të nisë paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë brenda pak ditësh, sipas ministrit të Jashtëm të Austrisë.

Jean Asselborn, ministri i Jashtëm i Luksemburgut, iu tha zyrtarëve të BE-së se duhej më shumë kohë për të arritur një marrëveshje që funksiononte për të gjithë. “Nuk ka vërtet asnjë justifikim për të mos përfunduar paketën”, tha Asselborn, shkruan BBC.

BE, Britania e Madhe dhe SHBA kanë vendosur tashmë një sërë sanksionesh ekonomike dhe diplomatike ndaj Moskës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb