Edhe pse për Shqipërinë, Bashkimi Europian nxiti realizimin e procesit të vettingut në gjyqësor dhe publikisht deklaron se është një sukses, lëvizjet e kryera në Rajon dëshmojnë për të kundërtën. Gjatë miratimit dhe zbatimit të vettingut në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama, është shprehur në mënyrë të vazhdueshme, se ky proces do të shërbejë edhe si model për vendet e tjera të Rajonit.

Mediat në Maqedoninë e Veriut shprehen se Kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar që të aplikohet vettingu në gjyqësor sipas modelit të Shqipërisë, por Bashkimi Europian e ka refuzuar këtë kërkesë.

Mediat raportojnë se Ambasadori i BE në Maqedoni z. Samuel Zbogar e hodhi poshtë kërkesën e Kryeministrit në largim Zoran Zaev që të ketë vetting të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas portalit Republika, një veprim i ngjashëm në Shqipëri rezultoi në deklarimet nga opozita se kryeministri Edi Rama ka mbajtur në detyrë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët më besnikë. Ambasadori Zbogar u tha sot gazetarëve se vettingu duhet të shihet si opsioni i fundit i zgjidhjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb