BRUKSEL– Bashkimi Europian duhet të rrisë agjencinë e saj të kontrollit të kufijëve, Frontex në vitet në vijim, njoftoi sot komisioneri europian për Buxhetin, Guenther Oettinger duke bërë thirrje për rritjen e numrit të rojeve kufitare nga 1 200 në 10 000 deri në vitin 2027.

Oettinger po prezantonte propozimin e Komisionit Europian për buxhetin e BE-së për periudhën 2021-2027, në të cilin komisioni identifikon shpenzimet për sigurinë dhe mbrojtjen e kufijëve si një prej prioriteteve të bllokut në vitet në vijim.

Në këtë propozim kërkohet një trefishim i fondeve për menaxhimin e kufijëve të jashtëm, migrimin dhe azilin duke arritur 33 miliardë euro, në ciklin e ardhshëm shtatë vjeçarnga 13 miliardë euro që është aktualisht, shkruan atsh.

Projektbuxheti i propozuar nga Komisioni do të debatohet mes shteteve anëtare të BE-së si dhe vendet duhet të bien dakord për buxhetin përfundimtar me deputetet e Parlamentit Europian të cilët do të japin gjithashtu miratimin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb