BRUKSEL– Ndërsa numri i të prekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet në botë dhe gjithashtu në Europë (2 100 raste në 18 vende), Brukseli ngre nivelin e alarmit që shkon nga i moderuar tek i lartë dhe krijon një task forcë pune për t’u marrë me emergjencën.

Por, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është ende e mundur të përballohet COVID-19 dhe ai duhet të mbetet përparësia kryesore për të gjitha vendet.

“Masat e hershme dhe agresive mund të ndërpresin përhapjen e mëtejshme”, theksoi drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus, për të cilin ende nuk flitet për një pandemi.

Ekipi special përbëhet nga presidentja e BE-së, Ursula von der Leyen, Paolo Gentiloni (komisioneri i BE-së për Ekonominë), Janez Lenarcic (komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave), Ylva Johansson (komisioneri i Brendshem i BE), Stella Kyriakides (komisioneri i BE-së për Shëndetësinë) dhe Adina Valean (komisioneri i BE-së për Transportin).

Të pestë komisionerët do të punojnë në koordinim të ngushtë me autoritetet kombëtare, në bazë të tre linjave kryesore: sektorit mjekësor, lëvizjes së personave në BE dhe veçanërisht transportit dhe ekonomisë, me një përqendrim më të thelluar në sektorë si turizmi,transporti, tregtia, por edhe makroekonomia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb