Bashkimi Evropian (BE) dënoi sulmin në një spital në Afrin në veri të Sirisë, në të cilin sulm humbën jetën shumë civilë.

Në një deklaratë me shkrim nga zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell thuhet se, “BE dënon sulmin ndaj spitalit Shifaa në Afrin të Sirisë veriore më 12 qershor, i cili vrau një numër të madh civilësh, përfshirë personelin mjekësor dhe pacientët”.

Më tej thuhet se sulmi ishte një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe u shprehën ngushëllime për familjet e viktimave.

Në deklaratë nuk përmendet autori i sulmit.

Në sulmin e kryer nga organizata terroriste YPG/PKK nga Tel Rifat në spitalin ku trajtoheshin civilët, humbën jetën 14 civilë përfshirë një foshnjë dhe u plagosën 32 civilë.

Afrini i cili u pushtua nga YPG/PKK për 6 vjet, u pastrua nga terrorizmi me Operacionin “Dega e Ullirit”, por organizata ende vazhdon të ekzistojë në Tel Rifat në juglindje të rrethit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb