Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka bërë thirrje për një “armëpushim të përhershëm” dhe proces lehtësimi të OKB-së në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“BE-ja dhe vendet anëtare të saj mirëpresin propozimin e Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ghassan Salame, për një armëpushim me rastin e festës së Bajramit si një hap të rëndësishëm në këtë drejtim”, tha Mogherini në një deklaratë.

Duke theksuar se masat mund të përbëjnë një hap të parë drejt paqes, Mogherini përsëriti se nuk ka zgjidhje ushtarake për krizën në Libi.

Ajo tha se BE-ja “mbështet plotësisht” propozimin për rinisjen e negociatave politike dhe zbatimit të armëpushimit.

Mogherini poashtu theksoi rëndësinë e mbrojtjes së civilëve, përfshirë migrantët dhe refugjatët, “duke lejuar dhe lehtësuar një shpërndarje të sigurt, të shpejtë dhe të pandërprerë të ndihmave dhe shërbimeve humanitare për të gjithë të prekurit”.

Ajo vuri në dukje se ato që shkelin ligjin ndërkombëtar humanitar duhet të nxirren para drejtësisë dhe të japin llogari.

Më tej, Mogherini u kërkoi të gjitha vendeve anëtare të OKB-së që të kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin e Libisë, të mbrojnë burimet e naftës dhe infrastrukturës së vendit si dhe të “respektojnë embargon e armëve”.

Ajo u bëri thirrje të gjitha palëve të “shkëputen” nga elementët terroriste dhe kriminale të përfshirë në luftime si dhe ata që dyshohen për krime lufte.

Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur udhëheqësi Muammar Gaddafi, u përmbys dhe u vra në një kryengritje të përgjakshme të mbështetur nga NATO pas katër dekadash në pushtet.

Që atëherë, ndarjet politike në vend kanë shkaktuar ndarjen e pushtetit, një në qytetin lindor Al-Bayda me të cilën Haftar është i lidhur dhe një tjetër në Tripoli që gëzon njohjen e OKB-së.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb