Teksa dje deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka bëri publike qëndrimin e saj përmes disa propozimeve për rrugën se si të dalë kjo parti nga kriza, në profilin e saj të ‘Facebook’ ka pasur lumë komentesh. Mes këtyre komenteve në propozimet e hapura të Açkës, ishte dhe ai ish-deputetes Mimoza Hajdarmataj.

Kjo e fundit, shkruan se; “Hileqarët e shtynë luftëtarin e vjetër, por humnera që ata kishin hapur për PD, e nxori përsëri jashtë dhe tani është koha që ata që ia kanë me hile kësaj partie dhe demokratëve të hidhen vetë brenda dhe kjo humnerë të mbyllet një e herë e mirë.”. Kaq mjaftoi që Açka t’i kërkonte ish-deputetes që të mos komentonte në profilin e saj.

“Mozë zemër nuk ke arsye të hysh këtu. Të lutem”, shkruan Açka. Ndërkohë, Hajdarmataj ia kthen se reagimi i saj ishte miqësor. “Flutura Açka miqësisht meqë shpesh kemi ndarë bashkë qëndrime, por nëse nuk lejohet po tërhiqem ?”, thuhet në reagimin e saj.

Në propozimin e saj, Açka përgatiti disa propozime të asaj çka e cilëson si “Platforma Curzio”, ndërsa thekson se bashkimi i PD-së nis nga sakrifica e Berishës.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb