Rudina Hajdari tashmë është bashkuar me Nismën Thurje për të filluar një lëvizje të re politike.

Në një reagim për gazetarin Osman Stafa të News24, Hajdari thekson se lëvizja e re politike konsiston në një projekt të ri së  bashku me qytetarë, intelektualë, studentë dhe personazhe nga diaspora.

Më tej ajo akuzon klasën aktuale politike se është e dështuar teksa fton të gjithë ata që besojnë se vendin i duhet ndryshim t’i bashkohen

“Jemi një grup qytetarësh, intelektualësh, studentë, personazhe nga diaspora etj, të cilët kemi vendosur të bëhemi bashkë në një projekt politik duke ftuar sigurisht edhe të gjithe ata që besojnë se vendi ka nevojë për ndryshim. Klasa aktuale politike ka dështuar”.- tha Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb