TIRANË

Deputeti i PD-së Tritan Shehu deklaroi sot se bashkimin” e demokratëve as e bën e as mund ta bëjë gjykata. Sipas tij, problemi qëndron kryesisht në grupin parlamentar, ku disa kolegë akoma nuk po e kuptojnë se një deputet, që ndahet nga anëtarësia e elektorati, nuk i ndjek ato, nuk është më “deputet”, por thjesht një rrogëtar.

Duke iu referuar deklaratave të deputetët Dashnor Sula dhe Saimir Korreshi, Shehu shkruan se gjithë se kush, deputet apo jo, që akoma mund të ketë ndonjë mëdyshje, duhet të drejtohet nga “ylli polar” i çdo partie, anëtarësia.

POSTIMI I PLOTË
“Bashkimin” e demokratëve as e bën e as mund ta bëjë gjykata.
T’i kërkosh asaj ta bëjë këtë, është së paku vetëm një iluzion!
Në fakt demokratët në bazë janë në shumicën dërmuese të bashkuar, duke kaluar një proces të plotë riorganizimi nga qendra në periferi.
Problemi qëndron kryesisht në grupin tonë parlamentar, ku disa kolegë akoma nuk po e kuptojnë se një deputet, që ndahet nga anëtarësia e elektorati, nuk i ndjek ato, nuk është më “deputet”, por thjesht një rrogëtar.
Dhe këtu gjykata nuk ka asnjë rol e tagër.
Çdo vendim i ndonjë gjykate në mos respektim të këtij parimi themeltar demokratik të partive politike, është nul, zero, i pa qenë dhe pa asnjë efekt.
PD është aty ku janë demokratët.
Dhe prej mbi një viti të gjithë e kanë parë qartësisht se ku janë demokratët.
Prandaj gjithë se kush, deputet apo jo, që akoma mund të ketë ndonjë mëdyshje, duhet të drejtohet nga “ylli polar” i çdo partie:
Anëtarësia e saj, elektorati i saj!
Në fakt nga ky “yll polar” duhet të orientohet edhe çdo gjykatë, nqs dëshiron të quhet “gjykate”!

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb