Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj me anë të një shkrimi ka deklaruar se kreu i PD-së, Sali Berisha është një politikan dominues pa dyshim, por sipas tij mund të thuhet që PD është pronë dhe parti e tij pa frikën se gabon.

Duke shtuar më tej se ka thënë më herët se Berisha duhet të mbetet histori pa shkatërruar realitetin dhe të ardhmen e partisë, Gjekmarkaj shtoi se kushdo që e ka ndjekur atë që nga ditët e para të foltores së tij meriton respekt, duke ironizuar se në kapitalizëm interesi nuk është as faj e as mëkat.

Megjithatë ai vijoi duke shkruar se të gjithë ata që duan ta mbajnë mirë ditën me SHBA dhe natën me Berishën meritojnë vetëm neveri dhe përbuzje, pasi sipas tij “kjo punë do gjoks”, ndërsa shtoi se bashkohet me Berishën për këto arsye.

“Që Sali Berisha është një politikan dominues brenda asaj pjese qe konsiderohet opozite me të gjitha nuancat që kjo fjalë ka kjo nuk vihet në dyshim. Po kaq mund të thuhet që PD është prone dhe parti e tij pa frikën se gabon. Me modesti jo pak herë kam marrë anen e tij gjatë viteve per aq sa me ka peshe fjala se duart i perdor vetem per të shkruajtur. Në një moment per interesa të medha të vendit tim po prapë pa pretendime të medha kam shprehur mendimin me pervujtni që Sali Berisha duhet të mbetet histori pa shkaterruar realitetin dhe të ardhmen e PD. Nuk ka degjuar mua dhe mirë ka bërë. Nuk i kam dalë kundra sjelljes së tij politike nga 9 shtatori i vitit të shkuar e ketej  per ti bërë qejfin Lulzim Bashes as për të ndertuar një karriere personalë nën hyqmin e ketij të dytit. As për tu kthyer nën hije  tij kur ai të na “mundte” si “triumfues”.Perkundrazi i vetedijshem që Berisha e dominon PD dhe se po kthehet po kaq i vetedijshem që Basha është i dobet dhe një karrikaturë e tij e asgjë me shumë që deshironte ti merrte ograjat me ligjin 7501.

Kam besuar dhe besoj që Berisha është e shkuara si shkollë politike dhe si gjuhë publike. Ai ka ndjekes dhe një parti natyrisht me të vogel shumë  më të vogel nga pas. Kjo është force personale dhe jo forcë për ta bërë PD fituese dhe Shqiperinë më demokratike , më të zhvilluar dhe më properendimore. Kushdo që e ka ndjekur Berishen nga pas qē ditet  e para të “foltores” së tij meriton respekt edhe ata që e kanë bërë per interes po kaq se në kapitalizem interesi nuk është as faj as mekat. Por neveri dhe perbuzje meritojnë të gjithë ata që duan ta mbajnë mirë diten me SHBA  dhe naten me Berishen, të gjithë ata që nga një anë i perbetohen Yuri Kimit e nga tjetra çojnë një njeri në hall juridik si negociator me doktorin. Kjo pune do gjoks të thuash po bashkohem me Sali Berishen per keto arsye tek e fundit edhe pse është pronari i PD dhe meshira e tij na jep mundesi te kemi një karrierë po jo si prostituta publike duke abuzuar me imazhin e atyre që u ndanë me të për ide e bindje të bindur  që ato janë me të rendesishem se karriera”, shkroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: