Komuniteti i sportit në Shqipëri, në veçanti ai i basketbollit, mori sot në orët e para të mëngjesit një lajm të hidhur. Ikona e klubit të Partizanit dhe Kombëtares, Arben Fagu ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare. Prej kohësh Fagu vuante nga një sëmundje e rënde, një beteje e gjatë të cilin nuk mundi ta fitonte. Arben Fagu ishte një nga personalitet më të shquara të basketbollit shqiptarë, ish lojtarë i Partizanit dhe më pas trajner me klubin e kuq, ekipi që i përkushtoi pjesën më të madhe të jetës së tij. Arben Fagu drejtoi edhe kombëtaren e basketbollit në vitet 1988-93.

Screenshot 1
Screenshot 1

Prej më shumë se 10 vitesh, Arben Fagu ushtroi dhe detyrën si pedagog në Universitetin e Sporteve. “I urti”, ashtu siç njihej, i përkiste dinastisë së familjes Fagu, ishte i bri i Besim Fagut, themeluesi i klubit shumë sportesh Partizani dhe vëllai i ikonës së basketbollit Agim Fagu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb