Në sfidën e NBA-së mes Boston Celtics dhe Cavaliers rezultati kaloi në plan të dytë pasi një nga basketbollistët pësoi frakturë në këmbë. Pritej një takim shumë emocionues pasi vendasit prisnin nënkampionët në fuqi, por dëmtimi i frikshëm i Gordon Hayward mori të gjithë vëmendjen.

Pas një dyluftimi në ajër, ylli i Celtics, Gordon Hayward, kur u ul në parket theu këmbën. Jo vetëm shokët e skuadrës por edhe kundërshtarët menjëherë sapo pikasën këtë moment ndaluan lojën. Keqardhja mbërtheu të dy kampet si dhe të gjithë të pranishmit. Pati edhe nga ata që iu mbushën sytë me lot nga ky episod që do ti kushtoj një ndalesë të gjatë zllit të basketbollit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb