Basketbollisti malazez i ekipit të Vllaznisë, Nikola Xhokoviç, ka ironizuar takimin e kryeministrit Edi Rama me strukturat e PS-së në Shkodër.

Në një status të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Xhokoviç shkruan se shkak për shtyrjen e stërvitjes te ekipi i tij u bë zënia e fushës nga organizatorët e mitingut, shkruan Panorama Sport.

“Tubimi politik është arsyeja pse sot nuk ka trajnim. Faleminderit politikës”,-ka shkruar ai, ndërsa ka postuar edhe dy foto nga salla që tregojnë zënien e ambienteve sportive.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e së martës një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Shkodër. Në këtë takim, morën pjesë anëtarë të PS-së dhe deputetët socialistë të qarkut.

Ndërkaq, në një koment të shkurtër, Rama vlerësoi pritjen që iu bë nga të pranishmit. “Supertakim ne Shkoder faleminderit me mirenjohje vajzave e djemve qe erdhen me kaq shume energji pozitive ne Partine Socialiste ‪#‎Krenarper PS”,-ka shkruar Rama në profilet e tij në rrjetet sociale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: