Brukseli paralajmëroi sot për ndryshime të pashmangshme pas periudhës së tranzicionit post Brexit dhe synon të miratojë masa të përkohshme për të ruajtur stabilitetin financiar me Britaninë e Madhe.

“Cilidoqoftë rezultati i diskutimeve, do të ketë ndryshime të pashmangshme më 1 janar 2021, kur Britania e Madhe, e cila u largua zyrtarisht nga BE-ja më 31 janar, do t’i japë fund periudhës së tranzicionit gjatë së cilës ajo vazhdon të zbatojë rregullat e BE-së”, tha euronegociatori, Michel Barnier, në Twitter.

“Kjo do të ketë efekte të gjera, veçanërisht në tregtinë ndërkufitare të mallrave dhe shërbimeve, si edhe në lëvizjen e njerëzve”, shtoi ai.

Njoftimi vjen pas diskutimeve të kësaj jave në Londër mbi marrëdhëniet e ardhshme midis Londrës dhe Brukselit, të cilat kanë përfunduar sërish me mosmarrëveshje të rëndësishme.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb