Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me vendimin e paralajmëruar nga qeveria për rikthimin e basteve.

Gazetari Mentor Kikia, u shpreh se pritet që Krimi Ekonomik të kontrollojë bastet online, ndërkohë që një gjë të tillë nuk arriti dot ta bënte kur bastet viheshin në lokale fizike. Ai tha se në Shqipëri po ndërtohen pallate shumëkatëshe në mes të kryeqytetit dhe nuk po ndërmerret asnjë hap.

Ndërsa President i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, ylli Ndroqi, u shpreh se bastet u mbyllën pasi dolën nga kontrolli, por se kontrollin tashmë e kryen sistemi, i cili minimumi nuk do të pranojë persona nën 18 vjeç.

Kikia: Nëse dikush shpenzon shumë të mëdha krimi ekonomik do të gjurmojë personin për të kuptuar nëse paratë janë të ndershme. Ne po kthehemi pas kur bastet u mbyllën sepse kishin dalë jashtë kontrollit në lokale fizike. Kur kishin dalë në lokale që identifikohen, si do të identifikohen e kontrollohen tani? Po flasim që krimi ekonomik të gjurmojë një person me rrogë 500 euro dhe vë bast 10 mijë euro. Këtu po ndërton tjetri pallat 15 katësh në mes të Tiranës e nuk po ndiqet.

Ylli: Sistemi nuk do të pranojë nën 18 vjeç

Kikia: Lokalet e basteve që mbushnin Shqipërinë sihin problem i madh social. Këta që linin 5 mijë lekshin e bukës tek lokali do ta lërë këtu. Se në kazinonë e madhe do të shkojë bosi që lë mijëra euro. Problemi nuk zgjidhej me masë drastike. Ne nuk ndalonim dot trafikun e drogës ndaluan skafet, nuk ndalojmë dot lokalet e basteve i mbyllim të gjitha.

Shyti: Nuk ka një lokal pa licencë

Kikia: Merrte licencë për 100 pika hapte 200, në çdo pallat kishte një pikë bastesh.

Shyti: Ishin dhënë më shumë licenca seç duhet.

Kikia: Ishte problem social u bë kriminal. Një herë në 3-4 net kërciste pistoleta në Bllok nga ata që kontrolloni n bastet

Ylli: Më mirë të shohim kush janë këta që luanë apo?…

Kikia: arsyetimi është meqë si ndaluam dot të përfitojmë edhe ne. Pse i mbyllët?

Ylli: Se dolën jashtë kontrollit tani i kontrollon sistemi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: