TIRANE- Kryeministri i Shqipërisë Rama ka deklaruar edhe njëherë se bastet dhe lojërat e fatit do të mbyllen përfundimisht pas 31 dhjetorit të këtij viti.

Shefi i qeverisë shtoi se kjo është një nismë, e cila nuk ka asnjë kthim prapa. Sipas Ramës, ka patur kërcënime për deputetët e Komisionit të Ekonomisë me mesazhe të orkestruara nga burgu 313.

“Me mirëkuptimin e drejtuesit të seancës dhe të gjithëve ju, do të dalë nga tema e ditës.Jam shumë i keq ardhur që një pjesë e deputetëve, dhe posaçërisht deputetët e Komisionit të Financave dhe të Ekonomisë, janë kthyer në një shënjestër të e një sulmi vulgar. Keqardhja për mesazhet e orkestruara nga burgu 313. Jam shumë i bindur se ky grup paralamentar, do t’u japë besim grave, vajzave, dhe patjetër edhe atyre e janë të sëmurë nga marrëdhënia me fatin e tyre.  Mbylljen e kazinove, basteve sportive, që nga ndeshjet e futbollit e deri tek garat e katërkëmbëshave të faunës botërore dhe basteve online. Me mirëkuptimin që sa i përket On-line, i cili është një drejtim shumë kompleks. Do të arrijmë një një konkluzion të studiuar dhe do mund të kemi një diskutim të mëvonshëm. Ka diskutime sa i përket idesë për një monopoli shtetëror, por që sot unë personalisht jam kundër, por jam i hapur për propozime. Nga 1 janari nuk ka asnjë lloj basti, llotoje në zonat e banuara”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri dha detaje të reja sa i takon pikave se ku do të ngrihen llotot dhe kazinotë . Ai tha se vendet do të përcaktohen nga qeveria dhe hotelet me 5 yje do t’i kenë të pranishme këto lojëra, por theksoi edhe njëherë se nuk do të ketë asnjë pikë në zonat e banuara.

Ai sulmoi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi sipas Ramës,  prijësi legjendar mban anën e basteve dhe është njëherësh në krahun e tyre.

“Kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotele me 5 yje në zonat e definuara nga qeveria. Asnjë lëshim dhe në asnjë  hapësirë tjetër. Ata që sot mungojnë këtu, janë në krahun e tyre që janë on-line. Personalisht, lideri legjendar i PD-së ka marrë dhe mban anën e tyre”, shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb