Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj gjatë një konference me gazetarët ditën e sotme, tha se në vitin 2023 do të nisin procedurat për ndryshimet ligjore lidhur me bastet sportive.

Sipas saj, brenda 3 mujorit të parë të vitit 2023 ky ligj pritet të miratohet në parlament.

“ Ne kemi punuar intensivisht gjatë muajve të fundit me qëllim finalizimin e ndryshimeve ligjore në ligjin për lojërat e fatit. Me qëllim lejimin e basteve sportive online duke pasur shumë kujdes të ruajmë ato kritere e parametra që kanë qenë të përcaktuara. Jemi në proces te finalizimit.

Me nisjen e vitit të ri 2023, do nisim procedurat e miratimit të këtij ligji. Ne gjykimin tim, brenda 3 mujorit të parë të vitit 2023 ky ligj pritet të miratohet në parlament”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: