Merkatoja në Serie A sa vjen e bëhet më interesante. Juventus ka siguruar goditje të rëndësishme si ajo e Pogba dhe Di Maria, ndërsa Interi ka rikthyer Lukakun dhe është pranë firmës me Dybala. Milani qëndron disi më i “fjetur”, teksa është mjaftuar me një përforcim me parametra zero si ai i Origit.

Ish lojtari i bardhezinjve, Buffon ka dhënë një intervistë për La Stampa, ku ka dhënë parashikimet e tij për Serie A.

“Unë shoh Juven dhe Interin para të gjithëve, me Bianconerët pak më të avantazhuar. Dy afrimet e bëra, Pogba dhe Di Maria, ngrenë ndjeshëm nivelin dhe po punojnë për goditje të tjera. Milani mbetet mbrapa” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: