GJERMANI- Policia gjermane ka bastisur xhami, zyra dhe banesa, ndërsa është ndaluar një grup personash, të cilët akuzohen për përpjekje të rekrutimit të luftëtarëve për militantët e Shtetit Islamik. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme gjermane. Bastisja u zhvillua sot herët në mëngjes.

Një zëdhënëse e ministrisë e përshkroi organizatën “Feja e vërtetë” si një rrjet mobilizues për grupin militant Shteti Islamik, megjithëse tha se nuk ka shenja se vetë po planifikonte sulme, njofton AP.

Ministri i brendshëm Thomas de Maiziere beson se grupi po nxiste urrejtje, tha ajo. Ministri do të bëjë një deklaratë më vonë gjatë ditës edhe për arrestimet dhe për ndalesën. (REL)
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: