Regjistori Jani Bojaxhi sot e konfirmoi se policia ka bastisur shtëpinë e tij në Strumicë.

“Të nderuar, po, këtë mëngjes në shtëpinë e prindërve të mi në Strumicë, u bë bastisje nga policia dhe pas disa orësh, babai im Andoni (75) u arrestua dhe u soll në Shkup në stacionin e policisë në Gazi Babë. Deri në këtë pikë ai nuk ishte intervistuar nga ndonjë inspektor policie, prokuror apo gjyqtar! Faleminderit për mbështetjen e të gjithë atyre që ishin herët në mëngjes me mua dhe familjen time”, shkruan regjisori.

Ai shton se filmi do të vijojë të transmetohet me gjithë këtë episod. “Jemi gjallë dhe mirë. Ne do të shihemi për më pak se një orë në Kinema. Babai im do të jetë me të gjithë ne”, shkroi ai.

Ndërkaq nga policia nuk dihet ende përse është kryer ky kontroll dhe nëse ka akuza ndaj regjisorit dhe babait të tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb