Fundi i aventurës europiane e gjen Tiranën me shumë probleme, lojtarë që nuk janë në formën më të mirë fizike, dëmtime të shumta dhe lojtarë të grumbulluar me përfaqësueset respektive. Kjo duhet të ishte një kohë ku trajneri Egbo të punonte me grupin e plotë për të përgatitur fillimin e sezonit të ri por tekniku i bardhebluve ka qenë i detyruar të thërras lojtarë nga 19-vjeçarët për të zhvilluar seancat stërvitore, por kjo gjithashtu është një mundësi për të parë nga pranë talentet e akademisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Muçi, Ismailgeci, Çelhaga e Vrapi janë thirrur në apel nga Alban Bushi, Bekaj nga Kosova dhe Toshevski nga Maqedonia e Veriut. Me pjesën tjetër të ekipit nuk kanë punuar as Kale, Avdiaj dhe Giamfi të cilët vijojnë të jenë të dëmtuar. Në këto kushte, trajneri Egbo duhet të shpik një formacion nga e para në testin miqësorë që do të zhvillojë të shtunën përballë ekipit Shpresa.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: