Mbrojtja e Interit ka një punë të vështirë përpara, teksa në finalen e Champions League duhet të ndalë Haaland me shokë. Mbrojtësi i zikaltërve, Alessandro Bastoni ka thënë në një intervistë para takimit me Manchesterit Cityn se skuadra është e karikuar dhe se nuk ka aspak frikë.

“Jemi të karikuar dhe të vendosur, sepse do të jetë një ndeshje e vështirë. Por jemi të lumtur që do të luajmë në finale. I dimë vlerat e Manchester City, por në ditët në vijim do të studiojmë çdo detaj për të bërë një paraqitje të shkëlqyer.

Frikë nga Haaland? Jo! Frikë nga vrasësit dhe hajdutët po, por jo nga djemtë e moshës sime. Duhet të futemi në fushë me idenë për të luajtur një ndeshje të qetë. City bleu Haaland për të fituar Champions League, por ata kanë shumë lojtarë të tjerë të fortë.

Do të tentoj të marr shembull nga Rudiger për markimin e Haaland, por pa frikë dhe me tensionin e duhur. Mezi po pres të zbres në fushë, pasi ndeshje si kjo i ëndërroj që kur isha fëmijë”, – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: