Bate turpëron Arsenal duke i shkaktuar një humbje minimale në sfidën e parë në Europa League. “Topçinjtë” e kishin vlerësuar maksimalisht këtë takim me trajneri Unai Emeri që kishte hedh në fushë formacionin më të mirë. Pavarësisht se kishin 71% të kontrollit të topit, Arsenal goditi vetëm 4 herë kuadratin.

Bate Arsenal
Bate Arsenal

Bate i ndëshkoi në limitet e pjesës së parë me një gol të “dhunshëm” me kokë nga Dragun, një gol që rezultoi përcaktues në fund.

Arsenal
Arsenal

Arsenal ka të gjithë potencialin për të përmbysur këtë rezultat në ndeshjen e kthimin, por kjo humbje përballë ekipit bjellorus nuk është pritur mirë nga mediat britanike.

Chelsea
Chelsea

Chelsea merr frymë në Europa League me blutë që thyen Malmo në transfertë me rezultatin 1-2. Barkley shënoi golin e parë për londinezët në minutën e 30-të ndërsa Oliver Giroud dyfishojë shifrat në të 58-ën. Suedezet ngushton rezultatin në minutën e 80-të falë një goli nga Christiasen.

Chelseaaaaaa
Chelseaaaaaa

Sarri mund të qetësohet disi pasi arriti një rezultat pozitiv, pa një pjesë të mirë të titullarëve, me Hazard e Kante të cilët u aktivizuan vetëm në pjesën e dytë ndërsa Higuain qëndroi në bankinë për 90 minuta. Nuk u aktivizua asnjë minutë për Malmo mbrojtësi i Kombëtares, Egzon Binaku.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb