Kryeministri Edi Rama nuk i kursye batutat në ceremoninë e përzgjedhjes së kompanisë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Ai tha se vlonjatët do të nisin me pyetjet duke nisur nga e hëna se pse nuk kanë nisur punimet për ndërtimin e aeroportit, ndërsa uroi që universi mos të kishte ‘plane’ për ndonjë shaka.

“Do të jetë një aeroport me kargo, ne nuk kemi sot një të tillë. Kjo i jep Vlorës një dimension të ri rajonal. Më e keqja edhe këtu është pas krahëve, më e mira e gjitha përpara. E di që….ca është sot?? E premte! Të hënën vlonjatët do të thonë; ku janë? Pse nuk ka filluar ndërtimi. Por do ti përballojmë, pasi nuk ka më pengesa të paparashikura nga njeri. Larg qoftë që universi do të ketë ndonjë shaka tjetër për ne, pas me tërmetin dhe pandeminë, duhet ti ketë ezauruar për ata që sot janë gjallë. E fundit jo nga rëndësia, dua ti bashkohem falënderimit për anëtarët dhe anëtaret, pasi janë punë që përfshijnë kompani ndërkombëtare dhe është me rëndësi që të jemi në nivelin e duhur.”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb