Xhevahir Sukaj ishte shprehur sot në “Panorama Sport” se Partizani do të fitonte 2-1 dhe ndeshjen do ta vendosnin shkodranët, duke lënë të kuptohej se do të shënonin Rubin Hebaj ose Edon Hasani. Ky i fundit e nisi titullar me Tiranën, por u zëvendësua në pjesën e dytë, ndërsa Hebaj u fut në fushë në minutën e 84-t.

Goli i vetëm u shënua nga Esat Mala, por Sukaj e ka gati batutën edhe pas ndeshjes. “Prapë unë e vendosa derbin (qesh). Për tri vite mbajta te Partizani numrin 20 mbi shpinë.

Këtë numër tani e ka Mala. Pra, kuptohet se çfarë efekti ka ajo fanellë me të njëjtin numër”, – thotë shkodrani për gazetën, i cili ishte i bindur para ndeshjes se të kuqtë do të fitonin, duke dhënë edhe argumente për mënyrën se si e përgatit derbin Partizani./Panorama Sport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb