Sinan Idrizi nuk e sheh si dramë një humbje ndaj Skënderbeut, ndërsa më së shumti i vjen keq për thirrjet ofenduese në kor që ka dëgjuar gjatë ndeshjes së djeshme në Korçë. Në prononcimin pas takimit, administratori i Flamurtarit nuk lë pas batutat dhe krahasimet për aksin Vlorë-Korçë.

“Së pari, më duhet të them se ishte një super ndeshje. U luajt bukur dhe pati luftë sportive në fushë. Mund të them se dhe në tribuna ishte një atmosferë e mirë, sidomos me ato banderola të gjetura të tifozërisë korçare, që ishin një thumbim i lezetshëm. Por të mbeten deri këtu, të shmangen ato thirrje banale, që nuk i kanë hije qytetit të Korçës.

Në fund të fundit, motra e Vlorës është Korça. Kjo është një thirrje jo vetëm për tifozët e Skënderbeut, por edhe për ata vlonjatë, të cilët duhet të evitojnë fjalorin banal në futboll. Një Korçë që krenon Shqipërinë me futboll, nuk mund ta turpërojë me sjelljen e tifozëve”, deklaroi fillimisht Idrizi, për të folur më pas për ndeshjen dhe gjykimin.

“Ishte një derbi i bukur për kampionatin shqiptar. E meritoi Skënderbeu dhe mendoj se fitoi një takim të luftuar. Nuk dua të flas për çështje titulli, por rëndësi ka që u bë ndeshje e bukur. Gjykimi? Tani filloj një erë e re, jemi bërë miq me Federatën. Nuk e patë ju?!”, përfundoi me batutë Idrizi, duke iu referuar edhe takimit me presidentin e rizgjedhur të FSHF-së, Armand Duka. /PanoramaSport-http://www.panorama.com.al/sport/batuta-epike-e-idrizit-boll-me-ofendime-motra-e-vlores-eshte-korca/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb