Në studion e emisionit “Open” dy deputetët e Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj dhe Ervin Salianji janë përfshirë në një episod humoristik përgjatë debatit me gazetarin Arion Sulo mbi zhvillimet në PD.
Duke diskutuar vendimmarrjen e kreut të PD, Lulzim Basha, Salianji ka ironizuar duke iu drejtuar gazetarit dhe duke i thënë se mund t’i kërkojë ndihmë Gjekmarkajt dhe të firmosin për emërimin e Sulos si “Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s”.
Dy deputetët vijuan duke firmosur “shkresën”, me Salianjin që u shpreh se nga nesër Sulo është Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, me firmën e nënkryetarit të PD.
Ai shtoi se po në këtë mënyrë absurde i bën letrat edhe kreu i PD, Lulzim Basha.
Pjesë nga biseda:
Sulo: Të të bëjë një manovër Edi Rama dhe t’i japë kreun e grupit
Gjekmarkaj: Nuk e bën atë. Ai mund të vendosë edhe drynin parlamentit.
Salianji: Unë mund t’i kërkoj ndihmë Gjekmarkajt dhe të shpallim sekretar të përgjithshëm të NATO-s, firmosim të dy. Ta firmosim? E firmosim? Arion Sulo, firmose edhe ti. Je sekretar i përgjithshëm i NATO-s. Shko nesër dhe thuaj ma firmosi nënkryetari i parlamentit. Kështu i bën ky letrat. Pse me letrat e këtij bëhesh?