TIRANË

Coronavirusi ‘mbërrin’ edhe në studion e “Real Story”. Në fakt bëhet fjalë për armikun më të madh në këtë situatë siç e ka cilësuar kryeministri Edi Rama panikun dhe jo virusin që po bën namin në botë.

Një shaka ‘e zezë’ apo një shkëmbim batutash mes gazetarit Sokol Balla dhe analistit Fatos Lubonja. Shkak është bërë kthimi i Lubonjës nga Italia, e cila është një nga vendet më të prekura më shumë në botë nga coronavirusi me mbi 100 të vdekur.

Pikërisht për këtë arsye Balla i ka uruar mirëseardhjen me zemër të thyer analistit, i cili nga ana tjetër i ka kujtuar distancën 1 metër e gjysmë. Ndiqni momentin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb