TIRANE- I shpenguar, pa kravatë e mes batutash, kreu i qeverisë Edi Rama ka ftuar investitorët italianë të investojnë në Shqipëri. Gjatë fjalës në forumin e biznesit me të rinjtë, Rama duke u ndalur tek potencialet që ofron vendi ynë, tha se qeveria po eksploron mundësitë që mund t’u ofrohen investitorëve të rinj.

Sipas Ramës kjo është një etapë e rëndësishme, duke u shprehur se do ketë rritje të bashkëpunimit me sipërmarrjen italiane.

Në fund Rama ka preferuar ta mbyllë me një batutë mbi ngjashmërinë e dy popujve që i ndan në mes deti.
“Ne jemi dy popuj të një tipologjie, sigurisht ju keni Leonardo Da Vinçin, ne kemi Skënderbeun. Pra, ju i ngjani Leonardos, sa i ngjajmë ne Skënderbeut apo grekët Platonit”, tha duke buzëqeshur Rama.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: