ITALI- Kryeministri Edi Rama ka qenë në Itali ku ka dhënë edhe një intervistë për gazetarin Enrico Mentana, përpara investitorëve italianë. Rama nuk i ka kursyer batutat duke shkaktuar jo pak herë ilaritet në sallë tek të pranishmit. Sipas kryeministrit Rama, Shqipëria për sipërmarrësit italianë është ëndrra që nuk e realizojnë dot në vendin e tyre. Në përgjigje të kësaj, gazetari italian i ka thënë: Nëse vazhdon kështu do na i marrësh të gjithë.

Edi Rama: Ndërsa nëse më pyesin se çfarë është Shqipëria sot për një sipërmarrës italian, është ajo që ju shihni në ëndrrat tuaja dhe që s’mund ta keni në Itali, një vend ku ka një presion fiskal minimal, ka një kosto pune mjaft të arsyeshme, ka një krah pune të ri…

Gazetari: Po vazhdove kështu do na i marrësh të gjithë. Në fund, gazetari duket se ka mbetur aq i kënaqur nga ato që ka dëgjuar, sa e ka mbyllur intervistën me këtë fjali: E mbyllim këtu se nëse vazhdojmë kështu, do të bashkojmë mbretëritë e Italisë dhe të Shqipërisë, ashtu si bënë shumë vite më parë, ju japin kurorën menjëherë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: