ELBASAN

Kryeministri i vendit Edi Rama nën shoqërinë e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë parë sot nga afër investimin që po bëhet në spitalin e Elbasanit, që nga instalimi i Rezonancës Magnetike deri tek transformimet e tjera brenda spitalit.

Ndërsa takoi nga afër mjekë, infermierë e imazherisë i pari i qeverisë ndau me ta edhe shqetësimin e vizitave të familjarëve të pacientëve orar pa orar në spital.

“Gjithë sfida tani është të dalë populli nga spitali në kuptimin që spitalet janë për pacientët, të vijnë pacientët me qetësi, me rregull, të ketë orar vizitash për familjarët, por nuk mundet dot të jetë spitali pikë grumbullimi i gjithë dynjasë. Duhet të jetë një territor ku vithet për tu kuruar e jo për të bërë krushqi”,- tha kryeministri.

E duke u ndalur tek investimi, Rama shtoi: “Këtu ishte një llahtar, tani ka marrë formë nga gjithë rehabilitimi që po bëhet, por duhet edhe një rregull i brendshëm që të mos jetë si rrugë kalimi hyr dhe dil”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb