TIRANË – Nuk munguan batutat as në ditën e sotme të shpërndarjes së legalizimeve në Kamëz nga ana e kryeministrit Edi Rama me banorët. Teksa priste të vinte një prej banorëve të Kamzës për të marrë lejen e legalizimit, kreu i qeverisë tha se “edhe këtij kunatit të Xhelalit, ne komunistët ja bëmë lejen e shtëpisë”.

“Qeka kunati Xhelalit ky, po prapë ne komunistët po ja bëjnë lejen e shtëpisë. Shemsi, të vjen nga se pret, s’ke ça bën kështu është jeta. Kujt ja priste mendja që Edi Rama do bënte 10-fish më shumë legalizime se partia jote. E mbani mend Saliun kur vinte e thoshte mos ja jepni votën atij se do ju vijë me buldozer. Po mirë më të paktën t’i kishte bërë Saliu, pse s’i bëri” tha Rama.

BATUTAT
Rama: Po e nis me Musa Rrem Burreli. Musain do e kenë rrejt tërë këto vite dhe ka dhënë dhe sot që mos më rrejn. Me kaq volum sa paske t, një kat të duhet për vete.

Qytetari:
Faleminderit juve dhe stafit tuaj drejtues.
Rama: Nga je ti?
Qytetari: Katunar Tirone..
Rama: Qenke si unë ti.. Ne katundarët e Tiranës nuk ndërtojmë pa leje.
Qytetari 2: Fitore në 18 qershor
Rama: Mos na përmend fitoren, pasi ka nga ata që nuk duan. Më nxirrni një demokrat, se e kam qef.
Vjen një prit që të marrë lejen e legalizimit
Rama i drejtohet: Edhe punët e Zotit pa leje po bëhen këtu në Kamëz.

Rama: Ky duket i lëkundur.
Flet qytetari 3: Rroftë Partia Socialiste, me në krye Edi Ramën.
Rama: Ky qenka si Sadriu, e paska me të bërtitura.
Rama thërret një tjetër qytetar.

Rama: Ti je më shumë se demokrat.
Qytetari 4: Falënderoj drejtorin
Rama: Mos më falëndero mua, kjo ka rëndësi. Për punë na ke ne, për llafe ke veten.
Qytetari 4: Ishalla për rrëmujë…
Rama: Jo ca thua, ca rrëmuje. Ishalla jo, ata që duan rrëmujë janë rrugës.
Rama: Ca ke me mua se që kur erdha më the: O yll, o yll. Që kur erdha. Thash ishalla e ke me Tan Lamen.

 (e.f/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb