TIRANE – Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në një takim me gra dhe vajza në Laprakë. Temë e këtij bashkëbisedimi ishin pasojat e bixhorsit për të diksutuar mbi ndalimin e tyre dhe kalimin e parave nga kumari në konsum familjar.

“Pas tre ditësh besoj se parlamenti do ta votojë për të mbyllur çdo debat për t’i dhënë fund atij lumit të baltës dhe shpifjeve lidhur me këtë cështje.

Është fatkeqësi që një numër i madh fëmijësh, bien pre e këtij vesi. E kanë filluar lojën e fatit afro 70% e tyre në moshën 10-15 vjeç,” tha kreu i qeverisë.

Por në nisje të fjalës së tij kreu i qeverisë bëri dhe një batutë ku tha se për këtë temë ka folur shumë në televizor e madje ndonjë ditë do iu dalë dhe në frigorifer.

“Se për këtë temë kam folur shumë, kam dalë shumë televizor, mos u habisni shumë shpejt kur t’ju dal dhe në frigorifer”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb