Bayern Munich ka zhvilluar një ndeshje fantastike dhe ka marrë një fitore spektakolare përballë Barcelonës, duke e mundur atë me rezultatin 8:2.

Ndeshja e zhvilluar në Portugali, ka nxjerrë fitues bararezët, me një rezultat të frikshëm.

  • foto galeri

Në lidhje me këtë ndeshje, ka reaguar edhe Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, që njihet si një tifoz i baravarezëve.

“Bayern bën histori”, shkruan Balla, duke postuar një fotografi, ku shihen qartë shifrat e rezultatit të ndeshjes.

Me këtë ndeshje të fituar, Bayern Munich kalon në gjysmë-finale të Ligës së Kampioneve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb