Kur mos dil kundër “gardës së vjetër”, pasojat mund të jenë fatale. Ky është një ligj i pa shkruar në dhomat e zhveshjes, pasojat e së cilit mund ti vuaj shumë shpejtë Niko Kovaç, trajneri i Bayern Munich. Bavarezët ndodhen në një situatë kritike, minus katër pikë nga B.Dortmund, vendi i tretë në klasifikim, por as në Champions nuk janë bindës në një grup të lehtë.

Barazimi i fundit në “Allianz Arena” kundër Freiburg, vetëm sa ka shtuar krizën dhe lëkund ndjeshëm pozitat e Niko Kovaç. Në fakt stoli i Kovaç po lëkundet prej kohësh, pavarësisht se drejtuesit e klubit i kanë dalë në krah publikisht. Sipas të përditshmes gjermane Kicker, janë të paktën katër lojtarë të cilët kërkojnë shkarkimin e teknikut kroat: Mats Hummels, Arjen Robben, Franck Ribery dhe Thomas Muller.

Raporti i lojtarëve me stafin drejtues nuk ka qenë i mirë që në fillim të sezonit, por rezultat e fundit kanë përkeqësuar edhe me shumë situatën, kjo për disa arsye të rrëfyera nga Kicker: 1-Trajneri dhe zëvendës trajneri flasin ndërmjet tyre në gjuhën kroate në mënyrë që të mos kuptohen nga pjesa tjetër e skuadrës. 2-Në seancat stërvitore të trajnerit përfshihet edhe biçikleta. 3-Praktikohet një rotacion i shpeshte gjë e cila pengon vazhdimësinë e lojës. 4-Skema që përdor Kovaç, 4-1-2-2-1 është e komplikuar dhe e vështirë për tu praktikuar. Këto metoda të trajnerit nuk pëlqen aspak nga “grada e vjetër” të cilët janë kanë shprehur edhe drejtuesve të klubit që nga ana e tyre kërkojnë të vazhdojë sërish me Kovaç, por deri kur, kjo nuk dihet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb