Noussair Mazraoui ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Bayern Munich. Operacioni, një nga të fundit të përvijuar nga Mino Raiola para vdekjes së tij, u finalizua në orët e fundit nga klubi bavarez, që nënshkroi me mbrojtësin e djathtë maroken, të cilit i skadon kontrata me Ajax.

Në këtë pikë mungon vetëm njoftimi zyrtar. Me këtë blerje, nënvizon ‘Kicker’, Benjamin Pavard do të mund të rikthehet për të luajtur në pozicionin e tij të preferuar, ose në qendër të mbrojtjes.

Gravenberch

Edhe talenti 19-vjeçar i Ajax, Ryan Gravenberch, thuhet se është afër arritjes së marraveshjes me Bayern Munich, duke qenë se klubi gjerman ka qenë më konkret në negociata edhe me agjentin e diamantit holandez, që është rritur në fidanishten e “harkëtarëve”.

Sipas mediave spanjolle, klubi bavarez i ka ofruar lojtarit një marrëveshje, ku besohet se 19-vjeçari ka pranuar të transferohet në “Allianz Arena” gjatë merkatos së verës, për të mbajtur veshur fanellën e gjigandëve gjermanë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb