Pavarësisht deklaratës së bërë nga presidenti Harbert Hainer( “Ka një kontratë deri në 2023”), Bayern Munich e ka me nxitim të shes Robert Lewandowski, kjo e kushtëzuar shumë nga dëshira e lojtarit i cili po refuzon çdo negociatë për të rinovuar kontratën e tij. Leva nuk e ka pritur mirë ofertën e klubit për të rinovuar kontratën edhe me një tjetër vit, plus që gjatë kësaj periudhe ata zhvilluan dhe sondazhe të ndryshme për të kuptuar nëse kishin ndonjë shans për të blerë Haaland.

Leva
Leva

Klubi gjerman i ka kërkuar Barcelonës të paraqes ofertën zyrtare për sulmuesin polak, për të gjetur më pas një akord final, një zgjidhje të shpejtë. Për të lënë të lirë Lewandowski, Bayern kërkon 35-40 milionë euro.

Goal Robert Lewandowski Cropped 1t02umvaslgki15gnu7fezdpz7
Goal Robert Lewandowski Cropped 1t02umvaslgki15gnu7fezdpz7

Barcelona mund ta paguaj këtë shumë për të bletë kartonin e tij por kurrsesi nuk mund të paguaj 20 milionë euro në sezon aq sa përfiton aktualisht Lewandowski te Bayern, për këtë arsye Laporta po heziton disi duke i hapur terren edhe ekipeve nga Premier League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb