GJERMANI- Bayern Munchen ka bërë publik të ardhurat vjetore, shifra të cilat të lënë pa fjalë. Rekordet e bavarezëve janë për tu adimiruar: ashtu siç u shpreh edhe Rummenigge. Bayern shëndrrohet në klubin e dytë që kalon xhiron vjetore prej 500 milionë eurosh, pas Real Madrid. Bayern këtë sezon ka arritur rreth 530 milionë. Viti i 18 rradhazi pa asnjë humbje. Bayern zotëron 75% të aksioneve të shoqërisë aksionere Fc Bayern München AG, i vetmi klub i madh në botë që e realizon këtë gjë. Të gjithë skuadrat e tjera janë të blera nga persona privatë, dhe klubi vetë nuk zotëron pothuaj asnjë aksion. 250 mije anetarë, Bayern bëhet klubi numër një në botë për numër anëtaresh, duke lënë në vënd të dyte Benficen me 225 mijë.

Këtë janë shifrat e Bayern në vitin 2014

Te ardhura :

140.8 milion euro nga kompeticionet.
117.7 milion nga sponsorizimet dhe marketingu.
105.2 milion nga shitjet e produkteve
54.9 milion nga te drejtat televizive
48.7 milion nga kompanitë si motra
41.2 milion nga shitjet e lojtareve
20.2 te tjera (dheniet me qera, muzeu, fitimet nga lojtaret qe luajne me kombearen etj)

Gjithsej : 528.7 milion

Pagesa :

215 milion për rrogat e gjithe personelit
133.9 milion për sherbime operative
53.6 milion për transferime dhe investime ne amortizim
52.6 milion për kompanite bija
47.7 milion për materiale

Gjithsej : 502.8 milione

Fitimi pa taksa : 25.9 milion
Fitimi pas pageses se taksave : 16.5 milion euro.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: