Bayern Munchen i shkaktojë një “tërmet 7 ballesh” Shakthar-it duke e shndërruar sfidën në një lojë kush të shënojë me shumë. Me 7 golat e realizuar mbrëmjen e djeshme, Bayern arriti në kuotën e 23 golave deri në këtë pikë të turneut duke qenë në këtë mënyrë skuadra që ka shënuar më shumë gola. Më dy golashin e realizuar kundër ukrainasve, Myler arriti në kuotën e 24 golave, duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë të Bayern në Evropë. Me 56 pasime të sakta nga 57 në total, Bastian Schweinsteiger zhvillojë një pjesë të parë thuajse perfekte. Mgjth kjo mbrëmje pati dhe anët negative, Robben dhe Ribery pësuan dëmtime të lehta dhe do mungojnë në fundjavë kundër Werder. Në “Allianz Arena” mbrëmë nuk mungojë dhe flamuri ynë kuqezi, tifozët shqiptarë nuk munguan për të mbështetur nga pranë skuadrën e tyre të zemrës.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: