“Është një finale për të dy skuadrat. 2-2 i ndeshjes së parë i përket të shkuarës, duhet të përqendrohemi në lojën tonë dhe të arrijmë një rezultat të mirë”.

Në konferencë për shtyp, Pep Guardiola nuk kapet pas ndeshjes së parë, nuk heq dorë nga filozofia e skuadrës që ai drejton dhe mbi të gjitha nuk ka ndërmend të mbrojë barazimin:
“2-2 është një rezultat i mirë apo i rrezikshëm?
Është i mirë, dëshironim të fitonim 5-0 por ja që morëm vetëm një barazim.

Të gjithë në dispozicion?
Jemi stërvitur pak pasi binte shumë dëbore dhe ishte e rrezikshme për lojtarët.

Të fitosh Champions-in me çdo kusht e rrit presionin?
Që në ditën e parë që kam ardhur në Mynih e dija që Champions ishte një objektiv që duhej arritur dhe isha i gatshëm për presionin që më priste. Do përpiqemi ta fitojmë, nëse jo, të shohim. E dimë që mund të bëjmë mirë dhe të përmirësohemi gjithnjë e më shumë, mentaliteti jonë është fitues.

Do rikuperohet Robben? Shpresoj, nuk e di ende.

Shumë mungesa tek Juventus?
Juve është Juve, shpirti i skuadrës bën diferencën. Allegri ka disa zgjidhje por nuk mendoj se ndryshon diçka, mbeten një skuadër e fortë dhe e di se çfarë mentaliteti kanë. Cilido që do të luaj, ata mbeten një skuadër e rrezikshme. Kanë një mbrojtje të mirë dhe një sulm të mirë, theksoi trajneri i Bayern Munchen.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb