Robert Lewandowski është kthyer në një pikë referimi, i pazëvendësueshëm në sulmin e Bayern Munich. Polaku po kalonte një moment fantastik duke ruajtur ritmin e një sezoni më parë ku bavarezët fituan gjithçka. Pikërisht atëherë kur nuk duhej, Lewandowski pësoi një dëmtim në ligamentet e gjurit të djathtë gjatë ndeshjes me Andorra dhe nuk do të jetë në dispozicion të Bayern për të paktën katër javë. Polaku do të mungojë në përballjen me PSG në çerekfinalet e Champions League, një humbje e madhe për trajnerin Hansi Flick.

Leva
Leva

Në Mynih shohin tek Lewandowski jo vetëm të tashmen por edhe të ardhmen. Karl-Heinz Rummenigge, CEO i Bayern Munich është i bindur se Leva mund të qëndrojë më gjatë se sa kontrata e tij aktuale e cila i skadon në 2023: “Jam i bindur se me profesionalizmin që tregon fundi i tij nuk mund të përcaktohet”, u shpreh Rummenigge në një intervistë për “Bild” duke lënë të hapur mundësinë për një tjetër rinovim. Në 2023, kohë kur i përfundon kontrata aktuale, Lewandowski do të jetë 35 vjeç por në Mynih besojnë se mund të jap akoma më shumë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb