Te Bayern Munich nuk janë mësuar që të mos shprehen hapur për objektivat dhe fakti që edhe emri i Cristiano Ronaldos iu afrua shpeshherë kampionëve të Bundesligës ndezi shumë entuziazëm, por sërish Oliver Kahn e shuan përfundimisht:

“E kam thënë edhe unë edhe drejtori Salihamidzic, Ronaldo është një nga lojtarët që unë personalisht e kam vlerësuar dhe vlerësoj më shumë në botë. Është një ndër më të mëdhenjtë e historisë së futbollit, por nëse do të bënim një lëvizje të tillë, do të dilte totalisht jashtë filozofisë sonë si klub. Prandaj, ju garantoj se Ronaldo nuk do të mbërrijë te Bayern”.

E thënë qartë se sulmuesi portugez nuk do të zëvendësojë Leëandoëskin në Mynih. Tashmë pista e vetme për Ronaldo duket se mbetet Atletico Madrid, pasi edhe për një rikthim te Sporting Lisbonë vetë futbollisti e ka mohuar, të paktën për sezonin e ri. Portugezi dëshiron një ekip që të luajë në Champions League dhe me objektiva madhorë për të përmbushur ambiciet e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb