Në tri ndeshjet e fundit që ka fituar Bayern Munchen në Bundesligë, e ka bërë me “poker”. Së fundmi, kampionët e Gjermanisë fituan 1-4 në fushën e Hertha Berlin, duke mbajtur kreun dhe bindur në rrugën drejt titullit.

Fillimisht në këtë ndeshje ka shënuar Tolisso në minutën e 25-të pas asistimit të Koman. Ndërkaq, në minutën e fundit të pjesës së parë gol për Bayernin shënoi Thomas Muller, pas asistimit të Kimmich.

Në pjesën e dytë, Leroy Sane ka shfrytëzuar një gabim në mbrojtje për të shënuar golin e tretë të Bayernit në minutën e 75-të. Në minutën e 79-të për Bayern do të shënonte golin e katërt edhe Serge Gnabry. Hertha do të realizonte golin e nderit dy minuta më vonë. Çuditërisht Leëandoëski nuk shënoi në këtë sfidë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb