Te Bayern Munchen ka shpërthyer COVID-19 teksa raportohen gjithsej 9 raste të prekurish me virusin e rrezikshëm. Gjatë një komunikate zyrtare në sajtin e saj klubi bavarez raporton se të infektuar janë 7 raste të reja: Coman, Tolisso, Richards, Sane, Neuer, Upamecano, asistenti i trajnerit, Topmuller.

Gjithashtu gjatë testeve të kryera dje pozitiv ishin dhe Nianzou dhe Lucas Hernandez. Një lajm i keq ky për Julian Nagelsman i cili do të bëjë pa shërbimet e 8 lojtarëve në ndeshjen e parë të vitit 2022 ndaj Borussia Monchengladbach më 7 janar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb