Federata Gjermane e Futbollit shpallur vendimin në lidhje me situatën e krijuar në ndeshjen Freiburg-Bayern Munchen, ku bavarezët kishin 12 lojtarë në fushë për 13 sekonda. Federata ka vendosur të mos e ndryshojë rezultatin e ndeshjes, duke lënë në fuqi atë 1-4 përfundimtar.

Ky vendim vjen pas ankesës zyrtare nga ana e ekipit të Freiburg që kërkonin fitoren 3-0 në tavolinë si pasojë e situatës së krijuar.

Në këtë sfidë, Bayern bëri një gafë të pabesueshme duke qëndruar në fushë me 12 futbollistë për 13 sekonda, ku Coman u vonua për të dalë nga fusha dhe nuk u vu re nga arbitri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb