Bayern Mynih do të jetë finalistja e dytë e Champions League. Gjermanët nuk patën probleme ndaj Lyon duke i mposhtur 3-0.
Në pjesën e parë mjaftuan 2 gola të Sergei Gnabry kurse në fund Leëandoëski shënoi edhe të 3-tin.
Tashmë finalja e Champions League do të jetë gjermano- franceze me Bayern Mynih nga një anë që vjen nga kualifikime të pastra, dhe me PSG që kaloi Atalantën me vështirësi por më pas mposhti një skuadër gjermane si Leipzig në gjysmëfinale 3-0.
Më 2017 dy ekipet janë përballur në fazën e grupeve të Champions League kur në Francë PSG triumfoi 3-0 kurse Bayern Mynih fitoi ndeshjen e dytë me rezultatin 3-1.

Por ky duel do të ofrojë një duel trajnerësh gjermanë me Tuchel nga njëra anë dhe Hans Flick nga ana tjetër. Ky i fundit pas kualifikimit me Lyon është shprehur se e di që PSG ka lojtarë të shpejtë dhe do ta analizojë mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb